Vettingu, ambasadori Gonzato: Proces historik, të mbrohen standardet e arritura

Vettingu, ambasadori Gonzato: Proces historik, të mbrohen standardet e arritura

Në Tiranë u mbajt  sot në 17 qershor një konferencë për rezultatet në procesin e vettingut në drejtësi në vend. Kreu i KPA-së Sokol Çomo deklaroi se vettingu ishte një proces i vështirë, por i domosdoshëm për Shqipërinë. Çomo u shpreh se procesi mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend. “Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme. Ne krijuam kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta. Sot po shënohet mbyllja e kapitullit të tranzicionit. Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale. Sfida jonë e përbashkët është që përjashtimi të mbetet përjashtim e normaliteti të jetë garancia se do ketë drejtësi për...