“Vetëm kopshti i shtëpisë është sa Pallati i Brigadave”/ Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e…
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surrel, ku sipërfaqja është sa Pallati i Brigadave. Ai iu referua rastit teksa shpjegoi se vetëm kopshti i shtëpisë së Ramës është sa sipërfaqja e Pallatit të Brigadave, ndërsa firma që ndërtoi rrugën e shembur Qukës-Qafë Plloçë, theksoi se ka fituar sa 10 herë pallati që i ndërtoi bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama. “E kam denoncuar dhjetëra herë. Ai me shtëpi 58 metra të deklaruar, ndërkohë që thotë se e ka ndërtuar me 3800 euro dhe 400 mijë lekë shqiptare që kishte deklaruar në ILDKPI. Por ju them se vetëm pigmenti i përdorur për ngjyrosje, janë përdorur 100 mijë euro, vetëm pigmenti. Kopshti përreth ndërkohë është më...
Burimi:
sot.com.al