‘Vendimi për Metën, i turpshëm’, Cakrani: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme që e detyron klientin e tij të qëndrojë në “kafazin e xhamtë” gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.Në një prononcim për mediat, Cakrani e cilësoi këtë vendim si “të turpshëm” dhe tha se ai dëmton imazhin e drejtësisë shqiptare.'Ky është një nga ato vendime që e turpërojnë gjykatën. Ne e bëmë kërkesën tonë dhe gjykata e rrëzoi, duke iu referuar rasteve të një ukrainasi dhe një rusi. Ukrainasi akuzohej për 43 vrasje, ndërsa rusi për cenim të rendit kushtetues”, u shpreh Cakrani.Avokati shtoi se, sipas tij, krahasimi i rastit të Metës me këto dy raste është i papranueshëm dhe bie ndesh me standardet e drejtësisë.“Gjykata, nëse...
Burimi:
syri.net