Veliaj ngre akuza ndaj KLP-së: Kërkesa për Ols Dadon s’u shqyrtua nga Këshilli

Veliaj ngre akuza ndaj KLP-së: Kërkesa për Ols Dadon s’u shqyrtua nga Këshilli

Në një kërkesë zyrtare drejtuar të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Veliaj pretendon se kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado dhe për përfundimin e statusit të tij si magjistrat, nuk është shqyrtuar asnjëherë nga KLP si organ kolegjial. Sipas kërkesës, nga dokumentacioni i administruar në Gjykatën Administrative rezulton se lidhur me këtë çështje ka vepruar vetëm nënkryetari i KLP-së, Erind Gërmenji, i cili ka firmosur një shkresë ku deklarohet se “KLP shqyrtoi kërkesën”, ndërkohë që, sipas paditësit, nuk rezulton të ketë ekzistuar një mbledhje, shqyrtim apo vendimmarrje kolegjiale e Këshillit. Veliaj u kërkon individualisht anëtarëve të KLP-së të deklarojnë nëse kanë qenë në dijeni të këtij fakti, duke ngritur një debat...