No Image Available

‘Vdekje klinike’, Bushkolaj: protesta e sotme është pasojë e kapjes së shtetit dhe krizës së thellë ekonomike

I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se protestat e fundit qytetare kanë nxjerrë në pah një realitet të fortë të kapjes së institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nga pushteti, duke e kthyer shtetin, sipas tij, në një instrument presioni ndaj qytetarëve që protestojnë.Ai theksoi se dosjet “Sky ECC” kanë ekspozuar lidhje të rënda mes segmenteve të Policisë së Shtetit dhe grupeve kriminale në disa qytete të vendit, ndërsa ngriti dyshime serioze edhe për rolin e Shërbimit Informativ gjatë protestave, që sipas tij nuk po fokusohet te krimi i organizuar, por te kontrolli i protestuesve.Bushkolaj u shpreh gjithashtu se në një klimë të thellë krize ekonomike dhe sociale, qeveria po përdor mekanizma frike ndaj administratës dhe narrativë politike për të delegjitimuar...