‘Uroj të mos jetë lajm i vërtet’/ Bushati kundër hapjes së konsullatës serbe në Shkodër
Deklarata e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriç, për një marrëveshje në parim me Shqipërinë për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc ka sjellë reagime në skenën politike shqiptare. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur rezerva për këtë zhvillim, duke thënë se shpreson që njoftimi i bërë nga pala serbe të mos jetë i saktë. Sipas tij, hapja e një konsullate të Serbisë në Shkodër do të ishte një vendim i gabuar si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik. Bushati argumenton se një prani e tillë konsullore në Shkodër nuk përputhet, sipas tij, me realitetin historik dhe peshën e komunitetit serb në këtë zonë. Ai e lidh këtë çështje edhe me situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës,...
Burimi:
ntv.al