“Unë nuk kam famën tënde, Sali, atë që thua sot e përmbys nesër”/ Braçe për protestat: Nuk e ndërroj qëndrimin, aty ka përfitues banalë politikë

“Unë nuk kam famën tënde, Sali, atë që thua sot e përmbys nesër”/ Braçe për protestat: Nuk e ndërroj qëndrimin, aty ka përfitues banalë politikë

Erion Braçe u ndal te protestat për Zvërnecin në seancën e sotme plenare. Deputeti socialist u shpreh se në këtë protestë ka përfitues politikë, ndërsa replikoi edhe me Berishën. “Greqia po shkel të drejtat e shqiptarëve këtu në Shqipëri, por nuk kujtohet kurrë për të drejtat e shqiptarëve atje. Nuk mundet që Greqia të kushtëzojë çdo marrëdhënie. Kam një lutje për qeverinë dhe Kuvendin, qëndrimi i qartë për këtë çështje, që është çështje e lirive dhe të drejtave të njeriut, jo e pensioneve apo sigurimeve. Ashtu siç edhe ti, Sali, je, siç të njohin jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Të njeh edhe drejtësia. Unë nuk e kam këtë famë. Je njeri i famshëm, Sali, sinqerisht. Kjo që bën, një ditë thua një gjë, ditën...