“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se qëndron në qendër të një sistemi korrupsioni në Shqipëri, duke deklaruar se nuk është “kumbari” i vendit, siç pretendojnë kundërshtarët e tij dhe protestuesit që prej javësh po dalin në rrugë kundër qeverisë. Në një intervistë për “Financial Times”, Rama reagoi ndaj protestave të njohura si “Revolucioni Flamingo”, të cilat u nxitën nga kundërshtimet ndaj projektit turistik prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonën e bregdetit shqiptar, pranë një rezervati natyror të njohur për flamingot. “Shumë njerëz thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam kumbari, u takon atyre të provojnë se jam kumbari”, deklaroi Rama. Rama mohoi çdo lidhje mes investimit të...