Ukraina me kryeministër të ri! Rama uron Serhii Koretskyin: Shqipëria qëndron me popullin ukrainas
Edi Rama dhe Serhii Koretskyi TIRANË-Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X ka uruar homologun e tij. Rama teksa i uron sukses kreut të ri të qeverisë ukrainase, thekson se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Presidentit Volodymyr Zelenskyy, qeverisë dhe popullit ukrainas në luftën për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Edi Rama: Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj atij çdo sukses ndërsa bashkohet me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës përmes njërit prej kapitujve më të vështirë në historinë e saj, me guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron...
Burimi:
zeri.ai