Rama i doli për zot botërisht Agasit, të largohet e të hetohet si i inkriminuar!

Rama i doli për zot botërisht Agasit, të largohet e të hetohet si i inkriminuar!

Nga Petrit Vasili Edi Rama botërisht i doli për zot Agasit kur u pyet nga gazetari i RAI 3. Askush nuk i ka harruar përgjigjet e tij mohuese kategorike dhe plot arrogancë, të cilat ia vlen t’i kujtojmë sot më shumë se kurrë më parë: RAI 3: Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Ergys (zoti i krimit) Agasit, domethënë Ergys Agasi mund të jetë paksa ai që ka raporte... Kryeministri: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë me ju, që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimin publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe...