5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë të parë drejt SHBA-së

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë të parë drejt SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin shtator, ku do të marrë pjesë në Konventën e Republikanëve, e cila do të zhvillohet më 9 dhe 10 shtator. Berisha do të jetë pjesë e delegacionit të IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, aleancës së partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga vende të ndryshme të botës. Për shkak të karakterit zyrtar të vizitës, dokumentet e aplikimit për vizë të Sali Berishës janë shoqëruar edhe me një notë verbale nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kjo pritet të jetë vizita e parë e Berishës në Shtetet e Bashkuara pas heqjes së masës “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Masa ndaj tij ishte vendosur në...