Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!
Juristja Alesia Balliu është shprehur se udhëzimi i shpërndarë sot nga PD, ku përcaktohen kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të kësaj force politike, është përgatitur nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Komentet Balliu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’, ku tha se në kriteret e përcaktuara sot, duhet të ishte futur edhe neni ‘Basha’, i cili sipas saj do të përjashtonte edhe Sali Berishën nga gara për kryetar. “Unë nuk i marr për bazë kriteret e përcaktuara nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Dhe padiskutim, te këto kriteret që kanë futur, duhet të kishin futur fillimisht nenin ‘Basha’ që skualifikon Berishën të parin. Nëse ky kriter do respektohej, padyshim...
Burimi:
javanews.al