U shpall ‘non grata’/ Reagon Bekir Halimi: Jam në pritje të shtetësisë shqiptare

U shpall ‘non grata’/ Reagon Bekir Halimi: Jam në pritje të shtetësisë shqiptare

Bekir Halimi, një prej dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut që Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata”, ka reaguar për herë të parë, duke deklaruar se ende nuk ka marrë një njoftim zyrtar për këtë vendim. Në një përgjigje për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, Halimi tha se informacionin e ka mësuar vetëm përmes raportimeve mediatike dhe se do ta verifikojë përmes Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. “Fillimisht, dua t’ju informoj se këtë informacion nuk e kam të verifikuar zyrtarisht dhe se do ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë”, u shpreh ai. Halimi theksoi se aktiviteti i tij i fundit në Shqipëri ka qenë një bashkëpunim me Qarkun e Shkodrës në kuadër të...