U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon Valon Bela: Rama – Vuçiç më futën në listë të zezë
Qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli “non grata” edhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Imamin Bekir Halimi dhe analisti e ish-politikani, Valon (Valjon) Bela Ky i fundit përmes një reagimi në facebook thotë se vendimi është politik dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në koordinim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj. Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime 'i padëshiruar' për Qeverinë e Edi Ramoviçit, vëllaut siamez të Vuçiq. Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë "non grata" historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall "non grata", por çfarë mesazhi...
Burimi:
syri.net