U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, reagon deputeti Bido: S’kam frikë, por…kjo dhunë s’duhet pranuar

U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, reagon deputeti Bido: S’kam frikë, por…kjo dhunë s’duhet pranuar

deputeti i rrethuar nga protestuesit-ardit bido TIRANË- Deputeti i PS-së për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar lidhur me tensionet dhe incidentet e regjistruara të enjten para Parlamentit, gjatë protestës së zhvilluar nga disa qytetarë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bido ka përshkruar episodin e ndodhur sipas tij pas daljes nga Kuvendi, duke thënë se është përballur me një grup protestuesish që e kanë rrethuar dhe fyer në mënyrë të vazhdueshme. Sipas deputetit socialist, gjatë momentit kur po largohej nga Kuvendi, është ndalur për të komunikuar me disa protestues, por më pas, sipas tij, është afruar një grup më i madh dhe më agresiv. Ai shtoi, se bëhet fjalë për disa protestues, ku disa prej tyre janë nxitur nga parti të vogla apo të...