“U parandalua një katastrofë”, Nufi pas shuarjes së zjarrit masiv në Krujë: Asnjë jetë e cenuar, asnjë banesë e djegur
Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa situata në terren paraqitet e qetë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shoqëruar dhe me pamje. Sipas Nufit, zjarri është vendosur nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit, pas një nate të gjatë përballjeje me flakët dhe një operacioni të koordinuar nga të gjitha strukturat e angazhuara. Ai sqaroi se një vatër e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore, teksa shtoi se pjesa tjetër e situatës në terren është e qetë. Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe më shumë se 200 efektivë të Forcave të...
Burimi:
javanews.al