U largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë

U largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë

Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka reaguar sërish ndaj kritikave që kanë shoqëruar vendimin e saj. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Koçeku e paraqet mandatin si një të drejtë të saj personale, ndonëse hyrja e saj në parlament është bërë përmes listave dhe mbështetjes politike të Partisë Socialiste. Më tej, deputetja sfidon mazhorancën të shpërndajë parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. POSTIMI I  MARJANA KOÇEKU: Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në...