“Turizmi u godit nga një terror digjital”, Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me fushatën e koordinuar të vlerësimeve negative ndaj bizneseve të turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një sulm të motivuar politikisht ndaj ekonomisë së vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ekonomia shqiptare e turizmit u godit në kulmin e sezonit nga ajo që e cilësoi si “terror digjital” ndaj sipërmarrjeve të mikpritjes. “Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama. Në postimin e shpërndarë nga TiranaExaminer, thuhet se gjatë periudhës 6–10 korrik, dhjetëra biznese të sektorit të mikpritjes...
Burimi:
javanews.al