Tregtarët e “5 Majit” mes hirit dhe gjobave

Tregtarët e “5 Majit” mes hirit dhe gjobave

Tregtarët e “5 Majit” mes hirit dhe gjobave Katër muaj pasi zjarri shkatërroi dhjetëra magazina në tregun e “5 Majit”, shumë tregtarë vazhdojnë të punojnë mes strukturave të improvizuara, pa dëmshpërblim dhe pa një afat të qartë për rikthimin në normalitet. Disa thonë se, pasi kërkuan ndihmë, u përballën me gjoba dhe kontrolle tatimore. Më 8 janar, flakët shkrumbuan gjithçka që tregtarët e “5 Majit” kishin ndërtuar me dekada. Sot, katër muaj pas asaj nate, hiri i zjarrit është zëvendësuar nga “hiri” i harresës institucionale. Midis rrënojave që pastrohen ngadalë dhe faturave të gjobave që vijnë në vend të dëmshpërblimeve, tregtarët e ish-Uzinës Dinamo nuk po luftojnë më me pasojat e zjarrit, por me falimentimin dhe një shtet që u ktheu kurrizin në ditën e...