Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…
Avokati Ermal Yzeiraj ka reaguar publikisht lidhur me trajtimin e ish-ministrit Ilir Beqaj gjatë proceseve gjyqësore ndaj tij. Ai ngre shqetësimin për mënyrën e qëndrimit të të pandehurit në sallë, duke kërkuar respektimin e standardeve të drejtësisë dhe të drejtave themelore. Beqaj i është drejtuar përmes një letre Ulsi Manjës, Toni Gogut dhe kreut të Burgjeve. Si dhe institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit. Më poshtë, reagimi i plotë i tij: Së fundmi, Z. Ilir Beqaj, në të dyja proceset gjyqësore të iniciuara ndaj tij, i ka kërkuar gjykatës që gjatë seancave të mos qëndrojë më brenda kafazit të sigurisë, por në sallë, pranë meje si avokat mbrojtës. Kjo kërkesë nuk është thjesht e arsyeshme, e drejtë dhe në përputhje...
Burimi:
javanews.al