Tomorri: Nëse çështja e Ballukut përfundon te vila në Dhërmi, atëherë po shmanget thelbi i aferave
Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në emisionin "Task Force" në Syri TV, me moderatore Sonila Meçon, se qytetarët kanë humbur besimin se sistemi i drejtësisë do të arrijë ndonjëherë te kryeministri Edi Rama, pavarësisht numrit të madh të zyrtarëve të lartë të qeverisë që janë hetuar apo përfunduar pas hekurave. Sipas tij, Rama ka ditur ta kthejë edhe goditjen e bashkëpunëtorëve të tij nga drejtësia në një instrument propagandistik dhe politik në favor të vetes. Duke u ndalur te ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe sekuestrimi i vilës së saj në Dhërmi, Tomorri ngriti pikëpyetje mbi drejtimin që mund të marrë hetimi. Ai tha se, pa paragjykuar procesin, nëse e gjithë çështja e korrupsionit ndaj Ballukut do të reduktohej vetëm te një vilë e përfituar gjatë kohës kur...
Burimi:
syri.net