Makina shoshë nga plumbat/ Vrasja në Shkodër – mister rrethanat e vrasjes së babë e bir
Vijojnë të mbeten mister rrethanat e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së një personi tjetër në Dukagjin të Shkodrës. Një pritë në rrugën e Xhanit në Dukagjin i mori jetën shtetasve Prelë Gjoni dhe Lekë Gjoni, babë e bir, teksa mbeti i plagosur edhe shtetasi Lazër Bashi. Mësohet se 2 kilometra në drejtim të fshatit Xhan, pas rrugës ku ndahet Pulti me Shoshin, dy viktimat dhe i plagosuri po vinin drejt Shkodrës, kur breshëria e plumbave në këtë pritë i mori jetën babait 82-vjeçar dhe djalit të tij 57-vjeç. Fouristrada, me të cilën udhëtonin dhe drejtohej nga Lekë Gjoni, është bërë shoshë nga plumbat, duke bërë që mjeti të përfundojë në një anë. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja. Forca të shumta...
Burimi:
syri.net