“Tirana, kryeqyteti i vjedhjeve!”/ Aksionet kundër “Callcenter-ave”, Berisha: Mbrohen nga shteti! Shefat e policisë…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar Tiranën si “kryeqytetin e vjedhjeve shtetërore”, teksa ka komentuar aksionet ndaj “call center-ave”. Sipas tij, në Tiranë operojnë mbi 200 “call center-a” që funksionojnë ditë e natë dhe janë nën mbrojtje shtetërore, ndërsa shtoi se shefat e policisë kanë rroga 5–20 mijë euro në muaj nga grupet e call center-ave. Sipas Berishës, “peshku i madh” i këtij aktiviteti është vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, të cilin e cilësoi si “padronin” e tyre. Berisha: Tirana është kthyer në kryeqytetin e vjedhjeve shtetërore të qyteteve evropiane. Tirana është sot qyteti që vjedh ditë e natë me mbi 200 call center-a, qytetarë kryesisht të BE-së, dhe të gjitha këto...
Burimi:
sot.com.al