Tirana i del krah studentëve në Maqedoni: Mos e lini gjuhën tuaj, trima!
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protesta për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe. Në një postim në rrjetet sociale ai,ka publikuar vargje nga poema “Gjuha Shqype” e poetit Gjergj Fishta. Ndër vargje që theksohet rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar. Ndërkohë kujtojmë që studentë dhe organizata të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar protesta lidhur me çështje që prekin statusin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.
Burimi:
javanews.al