Thellohet skandali/ Cara: 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër, ‘Durrës Marina’ në prag katastrofe

Thellohet skandali/ Cara: 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër, ‘Durrës Marina’ në prag katastrofe

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, deklaroi se projekti “Durrës Marina” përbën një aferë të rëndë korruptive dhe një rrezik serioz për sigurinë publike. Sipas Carës, qeveria i ka falur këtij projekti një aset kombëtar me vlerë mbi 3 miliardë euro, si edhe 231 milionë euro taksa, duke rrezikuar njëkohësisht funksionalitetin strategjik të Portit të Durrësit. Ai theksoi se PD ka denoncuar prej kohësh problematikat teknike të zonës, bazuar në studime ndërkombëtare gjeologjike, ndërsa së fundmi edhe raportet zyrtare kanë konfirmuar ulje të objekteve të ndërtuara, me 28 cm dhe 18 cm në dy prej tyre. Cara akuzoi institucionet për mungesë përgjegjësie dhe transparence, pasi sipas tij nuk është përcaktuar se kush mban përgjegjësi për këto probleme, që mund të rrezikojnë jetën dhe pronën e...