“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”, duke iu referuar librit “Albanian Files”, për të cilin tha se përbën “akuzën më të rëndë” ndaj kreut të qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se libri, i cili sipas tij ka parathënie të Edi Ramës, dëshmon se zonat më të lakmuara të vendit po u jepen për zhvillim grupeve kriminale dhe trafikantëve. “Libri i kuq ‘Albanian Files’, me parathënie të Edi Ramës, është libri me të cilin Edi Rama fakton shqiptarëve dhe botës se konsideron Shqipërinë një çiflig të tij. E dyta, se këtë çiflig ia ka dhënë për zhvillim karteleve të drogës, baronëve të drogës, organizatave kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Berisha....