“Territorialja” në Shkodër! PS-PD ndajnë vizione të ndryshme: 4 sfidat sipas Maznikut dhe kryesfida e Boçit

“Territorialja” në Shkodër! PS-PD ndajnë vizione të ndryshme: 4 sfidat sipas Maznikut dhe kryesfida e Boçit

territorialja ne shkoder SHKODËR- Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative ka vijuar edhe sot diskutimet për reformën territoriale, duke zhvilluar dëgjesën e gjashtë në Shkodër. Konsultimi publik u fokusua te mënyra se si bashkitë funksionojnë dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme të qytetarëve. Bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e bashkive funksionale, duke nënvizuar se mënyra e organizimit të tyre ndikon drejtpërdrejt në shërbimet dhe mirëqenien e çdo qytetari në vend. Ai shtoi se kjo është edhe arsyeja pse diskutimet për reformën po tërheqin kaq shumë interes nga publiku. “Ndaj kur ne flasim për mënyrën se si funksionojnë dhe se si duhet të funksionojnë bashkitë, po flasim për një element që prek jetën e përditshme të çdo njeriu që jeton në Shqipëri. Ndaj të pasurit...