“Territorialja” në Kukës, Mazniku: Ka ardhur momenti të rishohim reformën e vitit 2014! Opozita: E dështuar
arbjan mazniku KUKËS- Komisioni i Reformës Territoriale ka zhvilluar këtë të martë dëgjesën e radhës me qytetarët në Kukës, në kuadër të konsultimeve për ndarjen administrative-territoriale. Gjatë takimit, bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, deklaroi se ka ardhur momenti për të rishikuar reformën e vitit 2014. “Para pothuajse 12 vjetësh, në 2014-2015 kemi bërë një reformë që shkuam nga 373 njësi e komuna në 61 bashki, të cilat kanë mbledhur më shumë të ardhura, kanë pasur mundësi t’u shërbejnë më shumë qytetarëve. Ka qenë një reformë decentralizuese, shumë funksione që i bënte qeveria iu deleguan bashkive", u shpreh Mazniku. Ai theksoi se procesi i dëgjesave me qytetarët synon të evidentojë problematikat dhe nevojat e zonave të ndryshme të vendit, për të vlerësuar nëse reforma aktuale ka nevojë...
Burimi:
zeri.ai