Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

Kryeministria ka reaguar sa i përket vendimit të Erion Veliaj për të shkarkuar Anuela Ristanin nga detyra e kryebashkikes në detyrë. Zëdhënësja e Kryeministrisë, Manjola Hasa, ka reaguar për Top Channel, duke shkruar se Erion Veliaj vazhdon të jetë kryebashkiak i Tiranës me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në reagimin për Top Channel shkruhet gjithashtu se sa për “situatën e krijuar” në Bashkinë e Tiranës, ajo është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë –  një absurd “ligjor” që në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë. Reagimi: Për këtë çështje ka folur Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj...