‘Territorialja’ në Korçë/ Mazniku për protestat: Shenjë e demokracisë! Boçi: Qëllimi i qytetarëve, largimi i Ramës
luciano boci-arbjan mazniku KORÇË- Në Korçë po mbahet një dëgjesë publike për reformën territoriale, ku bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku ka komentuar edhe protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Para nisjes së dëgjesës, Mazniku u shpreh se protestat qytetare përbëjnë një formë normale të ushtrimit të demokracisë dhe një tregues të funksionimit të saj. “Shqipëria është në një rrugë të zhvillimit të demokracisë. Kështu ka qenë gjatë kësaj kohe dhe ky është një proces i cili është krejt normal. Jemi një vend i lirë, njerëzit kanë mendime të ndryshme, debatojnë, diskutojnë, zhvillojnë. Sot jemi për një dëgjesë për reformën territoriale që është pjesë e të njëjtit proces. Një procesi ku me mekanizmat që demokracia ka, të gjitha ato, nga dëgjesat te parlamenti, te zgjedhjet,...
Burimi:
zeri.ai