‘Territorialja’, ndalesa e radhës në Fier! Mazniku: Sfidë, eficenca e funksioneve të bashkive! Boçi: Reforma e 2014-s e dështuar

‘Territorialja’, ndalesa e radhës në Fier! Mazniku: Sfidë, eficenca e funksioneve të bashkive! Boçi: Reforma e 2014-s e dështuar

diskutimet ne fier FIER- Mazhoranca dhe opozita vijojnë diskutimet për reformën territoriale, këtë herë duke zhvilluar konsultime publike në qytetin e Fierit.  Kryetari socialist i Reformës Territoriale, Arbian Mazniku, ishte i pari që mori fjalën, duke prezantuar qëndrimet e mazhorancës mbi procesin. Sipas Maznikut, një numër i vogël bashkish me kompetenca të forta do të ishte një zgjidhje që pushteti vendor të kishte një rol më aktiv në problemet e qytetarëve. “Shpesh herë kur themi raporti i qytetarit me shtetin, në fakt pjesa më e madhe e asaj që shumica e njerëzve të thjeshtë mendojnë kur flasin për ndërveprim me shtetin, po ta thyesh të bësh një listë, kupton që pjesa më e madhe është ndërveprimi i tyre me bashkinë e qytetit ku banojnë. Sepse pushteti vendor...