Territorialja/ Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet
Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm për reformën territoriale ka nisur me debate mes pozitës dhe opozitës. Bashkëkryetari Arbjan Mazniku, theksoi se axhenda dhe kalendari i punës së komisionit janë propozuar me data dhe afate të përcaktuara, ndërsa theksoi se procesi është penguar me qëllim nga ana e opozitës. Mazniku tha se gjatë këtyre nëntë muajve nga konstituimi i komisionit, opozita ka pasur qasje për shtyrjen e afateve në mënyrë të vijueshme, ndërsa mazhoranca ka qenë e hapur për të akomoduar kërkesat e saj. “Po, axhendën e kemi propozuar ne. Kemi propozuar axhendën dhe kalendarin e punës, me kolona, data dhe afate të përcaktuara. Ajo që na ka karakterizuar në mënyrë konstante ka qenë një axhendë e qartë nga ana e opozitës për të...
Burimi:
ntv.al