Teoria e fundit e Shehajt: Rama po përgatit arratisjen, do marr me vete edhe paratë që ka vjedhur
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas deklaratës së një eurodeputeti, sipas të cilit autoritetet po ndjekin gjurmët e parave që dyshohet se janë nxjerrë për llogari të Edi Ramës jashtë Shqipërisë përmes familjarëve të tij. Shehaj publikoi deklaratën e eurodeputetit të grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, i cili shprehet: “Ne e dimë se ai vërtet e ka përdorur familjen e tij për të nxjerrë para jashtë vendit, dhe ne po ndjekim edhe gjurmët e parave.” Sipas Shehajt, nëse kjo deklaratë rezulton e vërtetë, atëherë kryeministri Edi Rama po transferon pasuri jashtë vendit dhe mund të jetë duke përgatitur largimin e tij nga Shqipëria. Ai theksoi se çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme duhet të gjurmohet dhe se...
Burimi:
ntv.al