Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit dhe tu ofrohet zgjidhje

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit dhe tu ofrohet zgjidhje

Me tensione të shumta, përplasje dhe gaz lotsjellë ka nisur protesta përpara Kuvendit. Qytetarët po hedhin miell dhe vezë në drejtim të deputetëve dhe policëve, të cilët në një moment u janë përgjigjur me gaz lotsjellë. Në hyrje të Kuvendit për në seancë plenare, Elisa Spiropali në një prononcim për mediat tha: “Kuvendi i Shqipërisë të përdoret për të folur për njerëzit, për të ofruar zgjidhje”. E pyetur se kur do e shpalosë platformën që ajo ka deklaruar para pak ditësh, deputetja socialiste refuzoi të përgjigjej. Ndërkohë që përveç qytetarëve që patën disa komplikacione të lehta nga gazi, kanë mbetur të lënduar edhe dy efektivë të policisë.