Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca kalon sërish në pushim

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca kalon sërish në pushim

Tensione në sallën e Kuvendit pas nisjes së prezantimit të raporteve për Reformën Territoriale. Menjëherë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi përfundimin e diskutimeve për procedurë dhe kalimin në prezantimin e raporteve përkatëse të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Maznikut dhe Luçiano Boçit, që të paraqisnin raportet e tyre, por deputetët e opozitës kundërshtuan dhe nuk lejuan vijimin e prezantimit nga pala socialiste. Për shkak të situatës së krijuar, kryetari i Kuvendit njoftoi një pushim 5-minutësh, deri në lirimin e foltores nga deputetët opozitarë. /vizionplus.tv