Tension politik/ Spahia akuzon Ramën për lidhje me krimin pas mesazhit të Koçekut!

Tension politik/ Spahia akuzon Ramën për lidhje me krimin pas mesazhit të Koçekut!

Deputeti opozitar i Shkodrës dhe ish-kryebashkiak i kryeqendrës së veriut, Bardh Spahia ka ndarë një mesazh sensibilizimi me kolegen socialiste Marjana Koçeku, pas mesazhit publik që ajo lëshoi këtë të mërkurë për Grupin Bajri, se i ka kërcënuar familjen. Sipas Bardh Spahisë, Marjanën e ka kërcënuar Edi Rama sepse, sipas tij, bandat janë thjeshtë zbatues të urdhrave të kryeministrit dhe aksionere kryesore në pushtetin e inkriminuar. “Denoncimi i deputetes Koçeku po fakton atë që në Shkodër më mirë se kudo tjetër, e dinë të gjithë; bashkëpunimin e ngushtë të Edi Ramës me krimin e organizuar për të grabitur votën e qytetarëve nëpërmjet kërcënimeve mafioze, terrorizimit të qytetarëve dhe parave të pista të krimit. Kur deputetja kërcënohet, buratini në krye të bashkisë komandohet e urdhërohet, atëherë...