Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!
Teherani zyrtar ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryeministrit Rama se Irani po zhvillon luftë hibride ndaj Shqipërisë dhe se ka lidhje me protestat që po zhvillojnë qytetarët shqiptarë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei i cili i ka cilësuar këto akuza të Ramës si “Qesharake”. “Irani po përdoret si justifikim për të shmangur përgjegjësinë përballë popullit shqiptar. Këto akuza janë një model i përsëritur nga qeveri që kërkojnë afrim me regjimin sionist. Në vend që t’u përgjigjen kërkesave legjitime të qytetarëve, autoritetet shqiptare zgjedhin të hedhin akuza qesharake ndaj Iranit”, deklaroi Baghaei. Ai shton se qytetarët shqiptarë “janë mjaftueshëm të zgjuar për të mos besuar pretendime të tilla”. Përplasja mes...
Burimi:
javanews.al