Teatri i paturpësisë alias diplomacisë

Teatri i paturpësisë alias diplomacisë

Nga Luçiano Boçi/ Ka një moment në diplomaci kur buzëqeshja nuk është më protokoll, por maskë. Pas saj mund të ketë dhe skena si kjo me foton Meloni - Rama, në formën e një përqafimi që duket më shumë si kapje, formën e një gjesti që përsëritet aq shpesh sa nuk mund të quhet më spontan. Është bërë zakon i veshur me tisin e paturpësisë. Dhe zakonet në politikë, sidomos ato fizike, zakonisht fshehin diçka më pak të pafajshme se sa duken. Shkrepja përqafuese Rama - Meloni që pretendohet si afeksion publik, ngjan më shumë me një teatër të vjetër ku rolet janë të ndara e njëri dominon ndërsa tjetri duron. Nuk është thjesht një përqafim. Është një ndërhyrje në hapësirën personale, e paketuar si...