“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve
Kuvendi ka miratuar që të kalojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për Turizmin”, i cili synon përmirësimin e standardeve të sektorit turistik dhe garantimin e një sezoni më cilësor për pushuesit. Kërkesa për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar u mbështet nga 76 deputetë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me pezullimin e punimeve të ndërtimit gjatë kulmit të sezonit turistik në zonat bregdetare. Sipas Ballës, vijimi i punimeve pranë hoteleve dhe strukturave akomoduese gjatë muajve të verës ka krijuar shqetësime të vazhdueshme për turistët dhe operatorët, duke ndikuar negativisht në cilësinë e pushimeve. “Ky projektligj sjell adresimin e një shqetësimi...
Burimi:
javanews.al