“Të ndjekin shembullin e ministrit Demo”/ Rama kritikon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

“Të ndjekin shembullin e ministrit Demo”/ Rama kritikon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe roli i bashkive në këtë proces. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu kritikat për disa prej kryebashkiakëve, duke u shprehur se duhet të ndjekin shembullin e ministrit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, që edhe pse ka shtëpinë në Tiranë, sërish punon nëpër rrethe. “Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual për Pushtetin Vendor, i cili vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës. Edhe pse shtëpinë e kishte dhe e ka në Tiranë, është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që...