‘Të mos e humbim kthjelltësinë’, Rama mbledh Asamblenë e PS në Elbasan, thirrje socialistëve: Faktorët kundër nesh…

‘Të mos e humbim kthjelltësinë’, Rama mbledh Asamblenë e PS në Elbasan, thirrje socialistëve: Faktorët kundër nesh…

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se vendi nuk ka qenë asnjëherë më afër realizimit të “një ëndrre historike”, duke iu referuar anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se vitet e ardhshme do të jenë vendimtare dhe më të vështirat për procesin e integrimit, ndërsa kërkoi më shumë përgjegjësi dhe vetëdije nga strukturat e Partisë Socialiste. Rama deklaroi gjithashtu se PS duhet të përballet me “forca dhe faktorë” që, sipas tij, janë kundër qeverisë dhe procesit të reformave. “Ky takim është në vazhdën e nevojës për bashkëbisedim mbi tema me rëndësi për momentin ku po kalon Shqipëria. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër realizimit të një ëndrre historike. Duhet të jemi...