“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet  fuqishëm lëvizjen e të rinjve kundër qeverisë

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm lëvizjen e të rinjve kundër qeverisë

Arrestimi i protestuesve gjatë tubimit të së enjtes pranë ambienteve të parlamentit për Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha është një akt i paprecedent. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online, kryedemokrati kërkoi lirimin e tyre si dhe llogaridhënie nga policia e shtetit. “Me të gjitha mjetet, ndaj vajzave dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve. Dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive. Unë kërkoj në emër të PD, lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë”, tha Berisha. Protesta e kësaj së shtune sipas kryetarit të PD, ka mbështetjen e plotë të opozitës ndërsa dha një...