“Të kërkoj ndjesë që të ula gradat”, Manja i përgjigjet me ironi Peleshit: Dominoi cinizmi yt me mikrofon. Kreu i Kuvendit: Fjalët e tua do t’i studioj, sjelljen s’e ndryshoj
Ulsi Manja e mori fjalën pas rreth dy orësh për të folur për draft rezolutën e integrimit në BE, por e nisi atë aty ku do të donte ta vijonte pasi Berisha i kishte përmendur takimin me Ballukun në Peshkopi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve iu përgjigj me ironi kreut të Kuvendit, Niko Peleshi për etiketimin “miko” që kishte përdorur më herët në seancë. “Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’ju përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke. Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kërkoj që fuqia e...
Burimi:
top-channel.tv