“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u prit në Preshevë dhe Bujanoc nga banorët dhe drejtuesit politikë të komunave. Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit zhvilloi takime të veçanta me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, si dhe deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në këto takime u diskutua për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar dhe projektet që synojnë të ndihmojnë rininë. Presidenti Begaj përcolli mesazhe për bashkëpunim, unitet politik dhe përpjekje të përbashkëta për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kreu i Shtetit i...
Burimi:
vizionplus.tv