“Taulant do luash bixhoz me fatin e shqiptarëve?”, debat mes Kaprit dhe Ballës, socialisti: Gënjeshtar me pagesë, ke mizën nën kësulë
Me debate është shoqëruar séance e sotme plenare mes deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri dhe kreut të grupit parlamentar të PS-s,ë Taulant Balla. Kapri akuzoi mazhorancën se, ndërsa paraqet projektligje që sipas tij nuk i japin zgjidhje krizës së bujqësisë, po mban në sirtar një nismë për shitjen e tokës bujqësore shtetërore shtetasve të huaj. Nga ana tjetër, Balla i cilësoi këto pretendime të pavërteta, duke theksuar se ndryshimet ligjore lidhen me detyrimet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Kreu i grupit socialist e quajti Kaprin “gënjeshtar me pagesë” dhe e sfidoi të depozitonte kallëzim në SPAK nëse disponon prova për akuzat e ngritura ndaj qeverisë. Kapri: Sot në këtë seancë ka 5 projektligje për bujqësinë në Shqipëri. Projektligje të...
Burimi:
vizionplus.tv