“Tashmë është protesta e Saliut”, Balla ironizon protestën me flamingo

“Tashmë është protesta e Saliut”, Balla ironizon protestën me flamingo

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai publikoi një video me flamingo dhe tha se protesta tashmë i përket kreut të PD Sali Berisha, me protestues që kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT Protesta nuk është më e flamingove! Flamingot e bukur i kanë zëvendësuar prurjet e kënetës opozitare, shtuar këtu për fundjavat e plazhit edhe sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore”, shkruan Balla.