Takim mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Konjufca shkon në MEPJ

Takim mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Konjufca shkon në MEPJ

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha, po zhvillon një takim me homologun e Kosovës Glauk Konjufca. Gazetarja Fjorela Beleshi bën me dije se takimi po mbahet në këto momente në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Kujtojmë që Kunjfuca dhe figura të rëndësishme të jetës politike shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të Diasporës.