Tabaku sfidon qeverinë/ Kërkon të vërtetën për konsullatën serbe

Tabaku sfidon qeverinë/ Kërkon të vërtetën për konsullatën serbe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke i bërë thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të sqarojë zyrtarisht situatën. Në një reagim publik, Tabaku kërkon publikimin e informacionit mbi bazën ligjore, statusin e mundshëm të përfaqësisë diplomatike dhe arsyet që, sipas saj, do të justifikonin hapjen e një konsullate të tillë. Deputetja kundërshton gjithashtu argumentin se kjo nismë mund të konsiderohet si reciprocitet me kërkesën e Shqipërisë për një konsullatë në Luginën e Preshevës. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të regjistrimeve të popullsisë në Shqipëri dhe Serbi, ajo argumenton se komunitetet shqiptare në Serbi dhe ato serbe në Shqipëri kanë përmasa të ndryshme. Në reagimin e...