Tabaku: Rama po përdor politikën fiskale për të privilegjuarit

Tabaku: Rama po përdor politikën fiskale për të privilegjuarit

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për përjashtimin nga TVSH-ja të importeve të pajisjeve dhe makinerive që përdoren në prodhimin e armëve. Sipas Tabakut, vendimi nuk përfaqëson një politikë të mirëfilltë për zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes, por krijon një regjim privilegjesh fiskale për një numër të kufizuar përfituesish, ku përfituesi kryesor duket se është kompania KAYO. Deputetja demokrate thekson se qeveria nuk po ndërton një politikë kombëtare për sigurinë, por po përdor politikën fiskale për të përcaktuar fitues të paracaktuar. Tabaku e krahason këtë skemë me modelin e ndjekur më parë për investitorët strategjikë, të cilët kanë përfituar prona publike, lehtësi fiskale dhe ligje të posaçme. Sipas saj, ndryshon vetëm sektori,...