Tabaku: Plaga më e madhe e Shqipërisë është humbja e besimit, detyra jonë është ta rikthejmë atë
Tabaku: Plaga më e madhe e Shqipërisë është humbja e besimit, detyra jonë është ta rikthejmë atë Deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbajti një fjalim me tone reflektuese dhe bashkuese në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë 14 viteve në opozitë dhe vuri theksin te kriza e besimit që, sipas saj, po përjeton sot Shqipëria. Tabaku tha se korrupsioni, varfëria dhe emigracioni janë plagë të mëdha të vendit, por theksoi se problemi më i thellë mbetet humbja e besimit të qytetarëve te shteti, te puna e ndershme dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Tabaku: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike zoti Berisha, të nderuar demokratë dhe demokrate, të nderuara anëtarë të Këshillit Kombëtar që zgjidheni, anëtarë të...
Burimi:
sot.com.al